Një milion dollarët e konfiskuar nga Policia janë origjinal

14:55 / 10.10.2012
Një milion dollarët e kapur në shtator nga policia si fals, janë origjinale. Ato besohet se janë vjedhur në ndonjë bankë me kapital amerikan dhe kanë përfunduar në tregun kosovar për pastrim nga ngjyra. Këtu duhej të gjendej një materie kimike për shlyerjen e ngjyrës.

Burime nga hetuesia kanë thënë për “Kohën Ditore” se paratë kanë prejardhje nga Bullgaria. Prej atje, sipas burimeve, kanë ardhur në Maqedoni dhe kanë përfunduar në Kosovë. Shumica e këtyre parave në bankënota prej 100 dollarësh kanë ngjyrë si pasojë e nxjerrjes së tyre nga banka në mënyrë të paautorizuar.

Teknologjia e re e sigurisë në banka njihet si “Dye Pack” - pako ngjyruese. Kjo pajisje eksplodon në monedhat që dalin nga banka në mënyrë të paautorizuar.

Megjithatë, Prokuroria dhe Policia insistojnë se paratë janë false dhe se janë prodhuar në shtypshkronjën “Verona” në Prishtinë, pronë e të dyshuarit Ramadan Latifi, i cili ndodhet në paraburgim nga 13 shtatori.

Policia këto para i ka prezantuar vazhdimisht si false, ani se në momentin e kapjes i ka numëruar me një aparat i cili paratë false i identifikon dhe bllokohet numërimi. Më 12 shtator, Policia me urdhër të prokurorit të Qarkut të Prishtinës, Dërguti, kishte arrestuar Avdi Bunjakun, Fatmir Bunjakun, Ramadan Latifin, pronar i shtypshkronjës “Verona”, në të cilën dyshohej se ishin shtypur paratë, si dhe Fidan e Vigan Latifi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:50 / 21.05.2013

Menaxhmenti i AKP-së me mandat të dyshimtë

Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore po bëhet nga menaxhmenti me mandat të skaduar. Kështu të paktën pretendon kryetari ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.