Një terrorist vret disa ushtarë amerikanë dhe afganë

17:30 / 11.03.2013
Disa ushtarë amerikanë dhe afganë u vranë nga një terrorist i veshur me uniformën e ushtrisë së rregullt afgane, në sulmin e radhës “brenda radhëve”, lajmëruan mediat ndërkombëtare gjatë së hënës. Disa të tjerë u plagosën, në incidentin e ndodhur në bazën e Uardakut, jo larg kryeqytetit Kabul.

Një zëdhënës i Pentagonit e konsideroi sulmin si një tradhti.

Një ushtar i radikalizuar nga talebanët hapi zjarr mbi kolegët e tij brenda bazës, duke qëlluar me breshëri, përpara se të qëllohej dhe të vritej në vendngjarje.

Gjatë vitit të shkuar, më shumë se 60 trupa të NATO-s, përfshi kapiteni shqiptar Feti Vogli, mbetën të vrarë në sulmet e këtij lloji, transmeton TCH.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh ndërsa Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i kërkoi në shkurt forcave amerikane që të largohen nga krahina e Uardakut, pas spekulimeve për tortura dhe zhdukje të anëtarëve të ushtrisë afgane, që bashkëpunojnë me marinsat.

Përballë pamundësisë së talebanëve për një luftë të efektshme frontale apo guerile, konvertimi në terroristë i ushtarëve të rregullt po rezulton në taktikën më shqetësuese dhe më të vështirë për t’u kundërvepruar në Afganistan. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.