Njëmbëdhjetëvjetori i Marrëveshjes së Ohrit

10:54 / 13.08.2012
Në Maqedoni sot shënohet 11 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të vitit 2001.

Nën patronatin e Qeverisë së Maqedonisë dhe sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit janë organizuar disa aktivitete dhe ceremoni zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se sonte në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup do të organizohet pritja solemne për përfaqësues të kreut shtetëror, korit diplomatik dhe personalitete tjera.

Në këtë ceremoni pritet të mungojnë kryeministri Nikola Gruevski, për shkak të pushimeve në Turqi, ndërsa jozyrtarisht konfirmohet edhe mosprania e liderëve të partive politike shqiptare të opozitës.

“Ky dokument paqësor mbetet prioritet i Qeverisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit zbatohet në përputhje me dinamikën e paraparë zbatimi i të gjitha obligimeve deri më tani është përfshirë në një raport i cili i është dërguar edhe Komisionit Evropian dhe është obligim që vendi ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi për INA, zëdhënësi Muhamet Hoxha.

Por nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është e skaduar dhe se nuk janë realizuar detyrimet që dalin nga ajo, në bazë të afateve të parapara që ishin përcaktuar deri në vitin 2004.

Marrëveshja kornizë u arrit më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Ohër, të cilën e firmosën ish-presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish-lideri i VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministri Lubco Georgievski, kryetari i PPD-së Imer Imeri, kryetari i PDSH-së Arbër Xhaferi dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Garantues dhe firmosës së marrëveshjes ishin edhe përfaqësuesit special të SHBA-ve dhe BE-së, Xhejms Perdju dhe Fransoa Leotar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.