Njeriu mund të jetojë njëmijë vjet?!

12:30 / 30.10.2012
Një zbulim shokues. Shkencëtari britanik Aubrey de Grey po trazon ujërat e shkencës dhe të gjenetikës. Njeriu mund të jetojë lirshëm deri në njëmijë vjet, mjafton që mjekët t’ia japin mundësinë çdokujt që të jetojë!

Aubrey de Grey është president i një instituti shkencor të dedikuar për kërkimin shkencor në jetëgjatësi. Ai thotë se mjekët e i kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të "kuruar" plakjen, duke realizuar eliminimin e sëmundjeve që vijnë si rezultat i kësaj dhe zgjerimin e jetëgjatësisë - pafundësisht. Sipas tij, mjafton që shëndeti i njerëzve të mbahet nën kontroll duke kuruar çdo sëmundje që e prek atë dhe plakja është e eliminueshme.

"Unë po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 që brenda 25 viteve të ardhshme ta çojmë plakjen në një nivel vendimtar të kontrollit mjekësor, pra ta mbajmë atë nën kontroll mjekësor”, tha Dr. de Grey gjatë një interviste të bërë pak para mbajtjes së një leksioni në Institutin Mbretëror Britanik të Shkencës, transmeton NOA.

"Dhe ajo që dua të them është pikërisht lloji i njëjtë i kontrollit mjekësor që kemi kundër sëmundjeve infektive të kohës sonë", shton profesori britanik.

Duke nënkuptuar se nëse mjekët punojnë për kurimin e plakjes së njeriut, ashtu siç punojnë për eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, arrijnë ta frenojnë plakjen që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme joinfektive. Dr. de Grey thotë se do të vijë një kohë kur njeriu do të vizitojë mjekun për një "mirëmbajtje" të rregullt të trupit të tij.

E ardhmja e afërt, pohon mjeku, përfshinë gjetjen e terapive për qelizat embrionale, përtëritjen e sistemit imunitar dhe një sërë teknikash të tjera të përparuara mjekësore për të ruajtur formën e mirë fizike dhe mendore të njeriut. Ndaj mjeku i njohur britanik pohon se nuk ka asnjë pengesë që njeriu të rrojë njëmijë vjet apo më shumë, mjafton që t’i jepet mundësia përmes mirëmbajtjes fizike të vazhdueshme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Aubrey de Grey
Aubrey de Grey
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.