Njeriu që fotografoi tmerret e kampit Auschwitz
Në moshën 94-vjeçare, javën që shkoi, ka vdekur Wilhelm Brase, fotografi i cili nën urdhrat e nazistëve, në kampin Auschwitz kishte bërë 40-50 mijë fotografi të njerëzve fatkëqinj që ishin dënuar me vdekje, kurse foto negativët e tij të ruajtur kishin ndihmuar që përgjegjësit për ato krime të rënda të gjykoheshin.Si djalë i një gjermani dhe një polakeje, Brase para luftës kishte jetuar në Katowice të Polonisë dhe kishte punuar si fotograf profesionist në atelenë e tezes së tij. Gjithmonë kishte sy të mprehtë për fotografimin e portreteve dhe ishte në gjendje të shtyjë modelet e tij të rrinin lirshëm.
Mirëpo, lufta e ishte ndërprerë jetën e tij të mirë. Kur e pushtuan Poloninë, nazistët nga ai kërkuan të deklarohej si gjerman dhe të betohej për besnikëri ndaj Rajhut të Tretë, por ai refuzoi, sepse, në sajë të edukimit të nënës së tij, ai ndjehej si polak.
Kur gjendja në vendin e tij u bë e rrezikshme, ai vendosi të ikte në Hungari, por u kap në kufi. Përsëri, e siguruan se të gjitha do t’i faleshin në qoftë se do të deklarohej si gjerman dhe i bashkohet ushtrisë gjermane, por kishte refuzuar përsëri. Ndërsa, ndalesa tjetër e tij ishte kampi i sapo hapur i vdekjes Auschëitz - Birkenau.
Kur e kishin thirrur para komandantit famëkeq të Hesse, atëherë 22-vjeçari Brase kishte menduar se ky ishte fundi i tij. Mirëpo, në pyetje ishte një lloj i "audicioni" për fotograf, dhe në mesin e pesë kandidatëve u zgjodh pikërisht ai, sepse u tregua më i suksesshëm, por edhe fliste gjermanisht. Rajhu ishte i pasionuar në regjistrimin e të gjitha detajeve të krimeve të tij, gjë të cilën e bënte “Erkenungsdinst" shërbim për identifikimin fotografik.

Vajza e frikësuar nga Auschwitz, një nga mijëra fytyra të cilat pas luftës e kishin ndjekur Brasen si fantazma sa herë ai u përpoq t’i kthehej zejes së fotografit
Ndonëse ai jetonte në kushte të mira për rrethanat e atëhershme, duke fjetur në një dhomë të ngrohtë dhe duke marrë ushqim të mjaftueshëm, Brase ka thënë se përvoja e fotografimit të njerëzve të frikësuar, të cilët disa orë më vonë i priste vdekja, ishte një gjë e tmerrshme.
Nëpër objektivin e tij kanë kaluar viktimat e eksperimenteve sadiste të Dr Joseph Mengele, i cili ka vlerësuar aftësitë e prej fotografi.
Në një rast, nga ai ishte kërkuar ta fotografonte një burrë me një tatuazhë shumë të bukur dhe artistike, e cila tregonte Adamin dhe Evën. Ndërsa pak çaste me vonë të njëjtin burrë e kishte parë të vrarë dhe të masakruar, kurse lëkura e tij me tatuazh ishte përgatitur të kriposej dhe futej në një kornizë për mjekun famëkeq.
Në bashkëpunim me një tjetër person, Bras ia kishte dalë që brenda në kamp të groposë mijëra negative të fotografive të bëra, të cilat janë gjetur më vonë dhe janë shfrytëzuar që kriminelët nazistë të dënoheshin.
Pas luftës Brase u përpoq për t'iu kthyer zejes së fotografisë, por nuk ia doli.
“Kur sërish kam filluar të fotografoj, kam parë të vdekurit. Kam filmuar, për shembull, një portret të një vajze të re, por prapa saj do të shihja se si qëndronin në këmbë si fantazma dhe si shikonin në mua me sy të mëdhenj dhe të tmerruar”, ka rrëfyer Brase.
Për shkak të kësaj ai iu kthye zejes së gypave, nga e cila zeje bëri jetë modeste, ndërsa fotografitë e tij mbeten si një dëshmi trishtuese e një kohe çnjerëzore. /Telegrafi/