Njohja s’është kusht për negociata me Serbinë
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot në Bruksel se “njohja e Kosovës kurrë nuk është përcaktuar ose formuluar si kusht që Serbia të lëvizë në procesin e hyrjes në anëtarësi në Bashkimin Evropian”.Stano, që është përfaqësues për shtyp i komisionarit për zgjerim të KE-së, Stefan Fule, ka theksuar se një nga prioritetet kryesore është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në raportet me Kosovën” dhe “vazhdimi i reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike”, transmeton REL.
Ai e ka përsëritur deklaratën e djeshme të Fules në Beograd, gjatë inaugurimit të presidentit Nikolic, se prioriteti kyç është shumë i rëndësishëm, e kjo është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në marrëdhëniet me Kosovën”. /Telegrafi/