Nuhi Uka, “argat” i SHIK-ut

10:21 / 4.08.2012
Hise në pronën e KBI “Kosova Export” kanë marrë edhe njerëzit e “grupit të Nazim Bllacës”. 4 hektarë e 83 arë në Llapllasellë ishin trashëguar nga Lubica Simic në emër të Kruna Blagojevicit me aktvendim të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Kurse, i autorizuar si përfaqësues në Gjykatë ishte Shaban Syla.

Ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, në seancën e 16 Qershorit 2007 e ka njohur Shaban Sylën si person të autorizuar të Kruna Blagojevicit në bazë të një autorizimi që mbanë datën 26 qershor 2007. Kjo I bie që autorizimi është dhënë dhjetë ditë pas aktvendimit për trashëgimi. Por në aktvendim thuhet se autorizimi mban datën 5 qershor 2007.

Në aktvendimin e 16 qershorit të Gjykatës Komunale në Prishtinë si gjykatë trashëgimore me gjyqtarin Nuhi Uka në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë pas vdekjes së Lubica Simicit nga Çagllavica, thuhet se ndjera Lubica Simic, e lindur me 4 mars 1923, ka vdekur më 26.06.2005. Ajo nuk ka lënë testament apo kontratë për pasurinë e paluajtshme që gjendet në zonën kadastrale Llaplasellë.

Gjyqtari Nuhi Uka e kishte shpallur Kruna Blagojevicin, siç thuhet bijë e trashëgimlënëses në tërë pasurinë trashëgimorë.

Në arsyetim të aktvendimit thuhet se në Gjykatën Komunale në Prishtinë është iniciuar procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore pas vdekjes së Lubica Simicit, sipas propozimit të të autorizuarit, Shaban Syla.

Sipas aktvendimit, gjatë provave është konstatuar se trashëgimlënësja ka vdekur më 26.06.2005.

“Po ashtu është vërtetuar se e ndjera nuk ka lënë testament apo ndonjë shkresë për ndarjen e pasurisë së vet në rast vdekjeje dhe se nga pasuria i ka mbetur patundshmëria kurse trashëgimtarë ligjorë të ftuar në trashëgimi ka lënë Slabodanka Stankovic, Kruna Blagojevic dhe Suncica Milic”.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 13.06.2007 “trashëgimtaret ligjore” Slabodanka Stankovic, Kruna Blagojevic dhe Suncica Milic nuk kanë qenë të pranishme, por ato i ka përfaqësuar Shaban Syla si person i autorizuar.

Provë është prezantuar një autorizim i vërtetuar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, Dega në Graqanicë, siç thuhet në aktvendim i datës 5 qershorit 2007, i cili “vërteton” se Sllobodanka Stankovic ka autorizuar Shaban Sylën. Në autorizim thuhet se Slobodanka Stankovic dhe Suncica Milic kanë hequr dorë nga pasuria trashëgimore e cila u takonte me ligj pas vdekjes së nënës duke ia lënë të drejtën e trashëgimisë motrës së tyre, Kruna Blagojevic.

“Në emër të Kruna Blagojevicit, i autorizuari (Shaban Syla v.j.) ka deklaruar se e pranon në tërësi pasurinë-trashëgiminë pas vdekjes së nënë Lubica Simic”, thuhet në aktvendim.

“Andaj Gjykata duke pasur parasysh këto që u cekën më lartë duke u bazuar në deklaratat trashëgimore të pjesëmarrësve në procedurë dhe në shkresat e tjera të lëndës vendosi si në dispozitiv. I autorizuari i trashëgimtarëve ligjore, në emër të tyre ka deklaruar se heq dorë nga e drejta e ankesës ndaj këtij aktvendimi”, shkruan në këtë aktvendim.

Në fakt, autorizimi që ka siguruar “Koha Ditore” mban datën 26 qershor 2007. Në emrin e Kruna Blagojevicit thuhet se Shaban Syla nga fshati Kizhnarek i Gllogovcit është i autorizuar që në emrin dhe llogarinë e saj në Gjykatën Komunale të Prishtinës mund të vendosë nënshkrimin e shitblerjes së pasurisë sipas listës poseduese….në Llapllasellë.

“Po kështu ai mund të marrë edhe vërtetimin mbi tatimin në pronë dhe të marrë edhe vërtetimin mbi tatimin në pronë dhe të marrë pajtimin e kompanisë “PIK Kosovo Polje” që nuk është e interesuar për të blerë patundshmërinë. Gjithashtu i jep të drejtë që të nënshkruhet në librin amë të blerësit”, thuhet në autorizim.

Shaban Syla është i afër i deputetit Azem Syla. Ai po gjykohet bashkë me Bekim Sylën, Shpresim Ukën, Sadik Abazin, Driton Hajdarin e Fahredin Gashin për krime që supozohet se i kanë kryer pas luftës si pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës. Ata janë denoncuar nga Nazim Bllaca, i deklaruar si agjent i SHIK-ut.

Nuhi Uka ka mohuar se ka nxjerrë ndonjë aktvendim lidhur me pronat sa ka qenë kryetarë i Gjykatës Komunale të Prishtinës. Ai ka thënë se ka punuar vetëm në rastet me paraburgim dhe në çështje penale e kurrsesi në ato civile. Kur është pyetur se a ka ndonjë lidhje me grupin e Bllacës ai ka qeshur me zë.
“Jo lidhje skam me atë punë”, ka thënë ai.

Ai ka mohuar se ka lidhje gjaku me Shpresim Ukën duke thënë se i ati i tij është i një fshati afër fshatit të tij. Kur i është lexuar aktvendimi dhe ka kuptuar se për çka bëhej fjalë, Uka ka thënë se i kujtohej në një rast trashëgimie ka punuar por vetëm e ka nënshkruar atë pasi, që sipas tij, është nxjerrë nga një bashkëpunëtorë profesionalë. Por në fakt ai ka nxjerrë aktvendimin.

“E vërtetë është, por paskam harruar. Detajet nuk i di or me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve profesionalë ashtu ka qenë atëherë, është edhe sot. Është e mundur”, ka deklaruar Uka, i cili ka shtuar se ka pasur raste kur nga njerëz si Shpresim Uka është keqpërdorur emri i tij, shkruan “Koha Ditore”, transmeton Indeksonline. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nuhi Uka
Nuhi Uka
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.