Nuk publikohen spiunët e vërtetë në Maqedoni

13:36 / 11.08.2012
Një numër i madh i emrave të spiunëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni nuk do të publikohen, për shkak se janë në interes shtetëror.

Kjo bëhet e ditur nga burime të larta të sigurisë në Maqedoni, pasi që këto personalitete që mbajnë poste publike si deputetë, këshilltarë komunal dhe funksione tjera shtetërore, janë në shërbim të interesave shtetërore të Maqedonisë dhe se edhe në të kaluarën kanë pasur misionin e tillë duke qenë në kategorinë e të mbrojturve.

Ish-ministri i brendshëm dhe deputeti aktual i koalicionit qeveritar, Pavle Trajanov, ka deklaruar kohë më parë se nuk duhet të publikohen emrat dhe dosjet e atyre personaliteteve që kanë bashkëpunuar në shërbim të interesave shtetërore të Maqedonisë. Sipas tij, këto persona akoma janë në detyrën e tyre dhe kanë dhënë kontributin e tyre.

Dyshimet e tilla i konfirmojnë edhe eksponentë në radhët e opozitës shqiptare dhe ish të burgosur politikë shqiptarë në Maqedoni, të cilët shprehin dyshime mbi transparencën e këtij procesi dhe mospublikimin e emrave dhe dosjeve të protagonistëve kryesor të njohur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën dhe deri më tani.

Komisioni i Lustrimit nuk ka komentuar pohimet e tilla dhe dyshimet që vijnë lidhur me procesin e lustrimit dhe tendencat për fshehje, raporton INA.

Komisioni deri tani ka publikuar mbi 25 emra dhe dosje të ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual shtetëror të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së. Por, në shumicën e dosjeve të tyre theksohet ndërprerja e bashkëpunimit mes tyre dhe shërbimeve sekrete, që shton dyshimet për mundësinë e manipulimeve nga ish-strukturat e organeve sekrete në Maqedoni dhe ish-Jugosllavi.

Procesi i lustrimit përmes publikimit të emrave dhe dosjeve ka nxitur reagimin e opozitës. Dy partitë më të mëdha, PDSH dhe LSDM, kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së anëtarëve të tyre nga ky komision, për shkak të vërejtjeve për mostransparencë të procesit dhe dyshimet për një proces hakmarrës ndaj personaliteteve publike që janë kundër pushtetit aktual në Maqedoni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.