Nuk u pajtua me familje, i vrau të gjithë!
Një jordanez 17-vjeçar ka vrarë pesë anëtarë të familjes së tij. Pasi është arrestuar nga policia, ka deklaruar se vrasjet i ka kryer “sepse nuk është pajtuar me ta”. Një zëdhënës i policisë në Aman, ka thënë për AFP se 17-vjeçari dyshuar pranoi se ka vrarë babanë e tij, i cili ka punuar si mësues, nënën, dy vëllezërit studentë dhe xhaxhain që ishte kolonel në pension.
I dyshuari u arrestua menjëherë pas krimit, në veri të Amanit. Policia tha se ai e bëri këtë akt, sepse nuk pajtohej me viktimat. Policia gjeti trupat e të vrarëve në shtëpi. /Telegrafi/