Obama i përkrahë integrimet e Maqedonisë

10:14 / 25.09.2012
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, pati një takim në New York me presidentin amerikan, Barack Obama.

Në takim, gjatë pritjes për shefat e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Maqedonisë Ivanov kërkoi që të vazhdohet përkrahja që SHBA-ja ia jep Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Obama theksoi se SHBA-ja jep përkrahje të fortë për integrimin e Maqedonisë në NATO. Ai njëkohësisht shprehu falënderime për kontributin që Maqedonia e jep në misionet ushtarake, siç është misioni në Afganistan.

Presidenti amerikan në takim me shefin e shtetit të Maqedonisë e inkurajoi dialogun e Maqedonisë me Greqinë, për tejkalimin e kontestit për emrin, me shpresë se do të gjendet zgjidhje.

Obama tha se është e nevojshme që të punohet për realizimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
16:13 / 21.05.2013

Memorandum për stabilitet financiar

Është nënshkruar të martën Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e stabilitetit financiar në Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.