Obama kërcënon Assadin

23:35 / 20.08.2012
Nëse qeveria siriane do të përdorë armë kimike për të luftuar rebelët, atëherë do ta urdhëroj ushtrinë që ta sulmojë Sirinë, ka kërcënuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

“Deri tani nuk kam urdhëruar një sulm ushtarak, por në qoftë se presidenti sirian, Bashar al-Assad fillon të përdorë armë kimike, pasojat do të jenë të mëdha”, u ka thënë Obama gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Përdorimi i armëve kimike, sipas presidentit amerikan, nuk do të kishte ndikim vetëm në Siri. “Ajo do të ndikonte tek të gjithë konsulentët tanë në rajon, duke përfshirë Izraelin, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar”.

Obama e ka porositur presidentin sirian se duhet të mendojë edhe për interesat e të tjerëve. Ai ka thënë se përdorimi i armëve kimike do të ishte vendim fatal, sepse sipas tij Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin një gjë të tillë.

Protestat në Siri që filluan para 17 muajsh kundër regjimit të al-Assadit, u shënddruan në luftë civile. Pasi regjimi filloi t’i shtypte protestat me dhunë, opozita u konsolidua dhe u formua Ushtria e Lirë e Sirisë.

Deri më tani janë vrarë rreth 20 mijë veta, shumica civilë, por presidenti al-Assad, i përkrahur nga Rusia dhe Kina, që e trashëgoi postin nga i ati në vitin 2000, nuk ka dhënë shenja të dorëzimit të pushtetit që tashmë akuzohet nga OKB-ja se ka kryer edhe krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Barack Obama
Barack Obama
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.