Obama kryeson
Sondazhet e reja në Shtetet e Bashkuara tregojnë se presidenti Barack Obama kryeson kundrejt kandidatit republikan, Mitt Romney, në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sondazhi i “Fox News” i ka “siguruar” Obamas 49 për qind të votave, ndërsa Romneyt 40 për qind të tyre.
Ai i CNN-it, ndërkaq, për Obaman parasheh 52 për qind të votave, përkatësisht 7 për qind më shumë se për Romneyn, transmeton TCH.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në muajin nëntor.
Gjendja e ekonomisë amerikane, megjithatë, pritet të jetë faktor vendimtar në to. /Telegrafi/