Obama: Kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin

9:41 / 11.09.2012
Njëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 11 shtator të vitit 2001, New Yorku dhe Washingtoni pësuan tragjedinë më të rëndë në SHBA, vrasjen e tre mijë qytetarëve nga sulmet terroriste me përplasjen e dy aeroplanëve mbi Kullat Binjake në Manhatan dhe një tjetri mbi kompleksin e Pentagonit në Washington.

Presidenti amerikan Barack Obama, me këtë rast ka thënë se është përsëri koha për të kujtuar rreth 3000 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, të cilët humbën jetën dhe lanë pas familjet e tyre.

"Është një rast për të nderuar guximin e përgjigjes së parë të atyre që rrezikuan jetën në atë ditë, dhe çdo ditë që nga ai vit dhe një mundësi falënderimi për amerikanët, burra e gra në uniformë, të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për të mbajtur të sigurt vendin tonë", tha Presidenti Obama.

Ai më tej pohoi se SHBA-të i shpallën luftë Al-Qaedas, duke asgjësuar udhëheqjen e saj, dhe e futën atë në rrugën e mposhtjes.

“Dhe në sajë të guximit dhe aftësisë së personelit tonë të zbulimit dhe forcave të armatosura, Osama bin Laden kurrë nuk do të kërcënojë Amerikën përsëri”, tha Obama dhe shtoi se amerikanët i kanë rezistuar tundimit për të rënë në mosbesim dhe dyshim.

"Ne kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin, apo ndonjë fe tjetër. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria jonë dhe diversiteti na bëjnë unik dhe kjo gjithmonë do të jetë në qendër, se kush jemi si popull", ka vlerësuar Obama. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Barack Obama
Barack Obama
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.