Obama nuk u takua me Ivanovin

9:38 / 26.09.2012
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk është takuar me presidentin amerikan Barack Obama në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York.

Lajmi i agjencisë shtetërore ka komentuar dhe spekuluar se gjoja Obama është deklaruar për mbështetjen për Maqedoninë në rrugën e integrimit të saj në NATO.

Ky lajm vjen pas informacionit skandaloz në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga korrespodenti i agjencisë shtetërore MIA se presidenti Ivanov është takuar me presidentin amerikan.

Lajmi fillimisht ishte lansuar edhe tek shumë media se bëhej fjalë për një takim dhe më pas për një pritje nga Obama për disa nga shefat e shteteve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton INA.

Por, gjithçka ka rezultuar skandaloze, kur nga Shtëpia e Bardhë sot është komunikuar se presidenti Barack Obama nuk ka planifikuar takime dypalëshe me liderët botërore në kuadër të AP të OKB-së në Nju Jork. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.