Obama: Reforma për emigracionin brenda 6 muajve

12:06 / 31.01.2013

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se reforma për emigracionin mund të jetë gati brenda gjashtë muajsh.

Në një intervistë për televizionin spanjisht folës Telemundo, Obama tha se reforma duhet të miratohet brenda vitit 2013 dhe se ai vetë do të bëjë gjithçka për të siguruar një marrëveshje.

Më parë, Obama, tha se pengesat për një marrëveshje kanë qenë më tepër politike sesa teknike. Komentet e tij vijnë pak ditë pasi një grup senatorësh zbuluan një plan të ngjashëm.

Korrespondentët thonë se fokusi tek emigracioni reflekton influencën në rritje të votuesve latinë.

“Mund të garantoj se do të bëj gjithçka që mundem. Do të punoj me të gjithë politikanët për të arritur reformën, përfshirë senatorin e Floridës, Marco Rubio”, deklaroi Obama, transmeton TCH.

Plani i presidentit të Shteteve të Bashkuara, i publikuar në një shkollë në Las Vegas ditën e martë, tregon projektet e tij që morën jetë që në vitin 2011.

Por teksa vlerësoi përpjekjet e Senatit, presidenti paralajmëroi se, nëse Kongresi do të dështojë të veprojë ndaj emigracionit, Shtëpia e Bardhë do të shkruajë një legjislacion të sajin dhe do të insistojë që ligjvënësit ta votojnë.

Ashtu si plani dypartiak, presidenti mbështeti rishikimin total të sistemit aktual për emigracionin, duke siguruar kufijtë dhe duke ofruar një shteg për të fituar nënshtetësinë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.