Obama vizitoi Louisianan e goditur nga uragani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka lavdëruar koordinimin e ndihmës nga shteti dhe autoritetet federale, gjatë vizitës në Louisianan e goditur nga uragani “Isaac”.Para presidentit amerikan, Louisianan e goditur nga uragani e vizitoi edhe kandidati republikan për president, Mitt Romney.
Nga stuhia dhe uragani Isaac kanë humbur jetën shtatë vetë, ndërkaq, afër 100 mijë njerëz nuk kanë rrymë.
Mungesë të energjisë elektrike ka edhe në Misisipi dhe Arkanzas.
Ekipet ende po i pastrojnë mbeturinat e uraganit Isaac, ndërsa më së tepërmi ka drunjë dhe përçues elektrikë të rrëzuar, raportojnë mediat. /Telegrafi/