Oferta greke: Detin, për gazsjellësin TAP

11:01 / 31.07.2012
Diplomacia greke është duke përdorur të gjitha “kartat” e saj për të vënë në zbatim marrëveshjen e kufijve detarë me Shqipërinë. Pas thirrjeve të shumta të forcave politike dhe të vetë qeverisë greke, të cilat nuk kanë pasur asnjë rezultat, pala greke tashmë ka vendosur të përdorë gazsjellësin TAP, si “figurën e fundit të shahut” për të kërkuar nga pala shqiptare zbatimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009.

Referuar mediave të shtetit fqinj, mësohet se pala greke ka vendosur si kusht të saj për të mbështetur gazsjellësin “Trans Adriatik Pipeline”, zbatimin e marrëveshjes së ndarjes së kufijve detarë.

“Energypress” shkruan në sitin e saj, se Greqia duket se është shumë afër përcaktimit të “Zonave Ekskluzive Ekonomike” me Shqipërinë, pasi ka vënë si kusht të mbështetjes së saj për gazsjellësin TAP, zbatimin e kësaj marrëveshjeje, transmeton BalkanWeb.

MEDIAT GREKE

“Energypress” bën të ditur se kjo zgjidhje është diskutuar dhe gjatë takimit të fundit të zhvilluar mes përfaqësuesve të këtij konsorciumi dhe zëvendësministrit grek të Energjisë, Asimaki Papageorgiu.

“Diskutimet mbi këtë temë janë bërë, gjatë takimit që ka pasur javën e kaluar me drejtuesit e TAP, zëvendësministri Papageorgiu. Diskutimet në lidhje me zhbllokimin e marrëveshjes së 2009-së për përcaktimin e zonave kufitare me Shqipërinë, kanë qenë në një nivel të lartë, mes kryeministrit grek Antonis Samaras dhe atij shqiptar Sali Berisha”, shkruan “Energypress”.
Në këtë shkrim, më tej thuhet se, burime nga takimi në fjalë bëjnë të ditur se konsorciumi i TAP ka kërkuar nga të tria qeveritë (Shqipëri- Itali-Greqi) marrjen e hapave të caktuara që përfshijnë një deklaratë publike në mbështetje të projektit në nivelin më të lartë, nënshkrimin e një marrëveshjeje ndër-ministrore për çështje që lidhen me përjashtimin e aksesit të palës së tretë në tubacionin dhe pastaj kryerjen e një udhëtim në Baku për t’i dhënë garanci qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumit për mbështetjen e projektit TAP. “Për këtë gjë, pala greke kërkon çdo tregues për të siguruar dritën e gjelbër për shpalljen e ‘Zonave Ekskluzive Ekonomike’ me Shqipërinë. Pra, duke pasur parasysh interesin grek në nisjen e kërkimeve dhe shfrytëzimin e depozitave të mundshme të gazit natyror dhe naftës brenda ‘Zonave Ekskluzive Ekonomike’ greke, një marrëveshje e tillë është një zhvillim pozitiv me implikime politike, diplomatike dhe ekonomike”, bën të ditur “Energypress”.

REAGIMI

Vetëm pak ditë më parë, përfaqësues të konsorciumit për ndërtimin e gazsjellësit AP, “Trans Adriatica Pipeline”, Greqi-Shqipëri-Itali), kërkuan mbështetjen e qeverisë greke, që të fitojnë ndaj projektit rival “Nabuko”, për hapjen e korridorit jugor të gazit natyror. Vendimi përfundimtar për ndërtimin e TAP-it pritet të merret së shpejti, ndaj, përfaqësuesit e konsorciumit theksojnë se “koha nuk pret”. Qëndrimi i deritanishëm i qeverisë greke është që gazsjellësi duhet t’iu shërbejë interesave gjeografike dhe ekonomike të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e TAP kanë theksuar se, nëse Athina mbështet projektin kundërshtar që gjendet jashtë korridorit, ndërtimi i TAP e vendos Greqinë në epiqendër të hartës evropiane të energjisë, ndërkohë që do të shërbejë edhe si një sinjal besimi ndaj ekonomisë greke. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.