Oficeri i policisë rrah kryekomunarin në Prokurori

9:59 / 27.09.2012
Përleshje në portën e Prokurorisë së Fierit. Një oficer i Drejtorisë së Policisë së këtij qarku ka rrahur me grushta dhe shkelma ish-shefin e komisariatit të Fierit, Naun Doko, aktualisht kryetar i Komunës së Libofshës (përfaqësues i Partisë Socialiste).

Lajmi për incidentin e rëndë bëhet me dije nga burime zyrtare të organit të akuzës, por edhe nga policia lokale. Kryeprokurori i Fierit, Besnik Cani, dje deklaroi se sherri mes oficerit të policisë Nazmi Përlezi dhe kryekomunarit Doko ka ndodhur për pronësinë e një sipërfaqeje toke. Cani pohoi se është prerë fletë-arresti ndaj autorit të ngjarjes. E pyetur në lidhje me këtë ngjarje, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, u shpreh se hetimet për këtë ngjarje po bëhen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes policia lokale njoftoi arrestimin e Përlezit.

Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, kreu i Komunës së Libofshës, Naun Doko ka shkuar në prokurorinë e Fierit për të denoncuar rreth një problemi për një sipërfaqe toke. Sipas Dokos, kjo sipërfaqe toke është në pronësi të komunës dhe se i është dhënë me qira një banori të zonës. Teksa ishte duke hyrë në portën e këtij institucioni, kryekomunari është sharë dhe goditur me grushta nga oficeri i policisë, Nazmi Përlezi. Ndërsa ka nisur përleshja, persona që shoqëronin policin dhe kryekomunarin kanë ndërhyrë për t'i ndarë.

Mësohet se gjatë përleshjes është dëmtuar (thyer pasqyra) e automjetit të prokurorit, Genci Mane. Skena e sherrit është parë live nga disa prokurorë që kanë qenë rastësisht në një lokal afër institucionit të akuzës, por edhe nga oficerë të policisë gjyqësore. Më pas është thirrur policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy protagonistët e incidentit. I pyetur në linjë telefonike pak kohë pas incidentit, kryeprokurori Besnik Cani ka pohuar për "Gazeta Shqiptare", se "Naun Doko kish ardhur në prokurori për disa probleme që ai ka si kryekomunar me disa sipërfaqe toke. Aty ai është konfrontuar me një oficer policie, i cili e ka rrahur kryekomunarin. Për oficerin e policisë u pre fletë-arresti, dhe nuk e di nëse e ka ndaluar policia apo jo. Ndërsa kryekomunari, pas marrjes së denoncimit u la i lirë".

Në lidhje me këtë ngjarje, Gazeta kontaktoi në linjë telefonike dhe me të dëmtuarin, Naun Doko. Në një intervistë, Doko sqaroi me detaje konfrontimin me policin Përlezi.

“Unë shkova në prokurori për një sipërfaqe toke që ka komuna. Sa po hyja tek porta e institucionit, më shan Nazmi Përlezi dhe më gjuan me grushta në trup e fytyrë. Unë u mbrojta, por edhe u kundërpërgjigja”, tha ai.

Komuna ka një sipërfaqe toke, që me vendim qeverie është në pronësi të komunës. Kjo sipërfaqe toke i është dhënë me qira një banori të komunës për disa vite. Përlezi pretendon se ka dokumente për këtë sipërfaqe toke, por sipas meje ai ka dokumente false.

“Unë i kam thënë edhe herë të tjera që këtë gjë, ai duhet ta zgjidhë me gjykatë. Në qoftë se gjykata ia njeh të ligjshëm dokumentin që ka, ta gëzojë sipërfaqen e tokës, në të kundërt, ta përdorë qiramarrësi”, tha ai. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.