Ofiqaria e Strugës Kosovën e konsideron Serbi

11:44 / 14.08.2012
Në disa institucione në Maqedoni vazhdon skandali i lëshimit të dokumentacioneve duke e konsideruar shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë. Një skandal i radhës ka ndodhur këto ditë me Shërbimin e Ofiqarisë në Strugë, ku në një certifikatë të lëshuar tërësisht në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, qyteti i Pejës shkruhet "Pec" dhe si pjesë e Serbisë.

Kjo ka ndodhur me certifikatën e lindjes të 20 vjeçares Anda Dika e ( e bija e Lunike dhe Agni Dikës) e datëlindjes 14.04.1992, lindur në Pejë të Kosovës, në certifikatën e lëshuar nga Ofiqaria e Strugës, më datë 3 gusht të këtij viti.

Në këtë certifikatë, ku pos numrit të mëparshëm personal-amë, i është shënuar edhe numri i ri i vlefshëm sipas dispozitave ligjore, kurse e tërë përmbajtja e certifikatës është në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik, ndërsa skandali është se Peja është “Pec” dhe ndodhet në Serbi!

Në Maqedoni, shkelje të dispozitave ligjore dhe gjuhësore që nëpërkëmbin dhe përdhosin gjuhën shqipe kanë ndodhur në vazhdimësi. Ndërsa sa i përket Kosovës, ka pas raste kur krahas qytetit të Kosovës është shënuar “SAP Kosovo”, “Kosovo-Serbija” etj, transmeton INA. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.