OKB: Dënohet filmi anti-islamik dhe reagimi i dhunshëm

15:05 / 21.09.2012
Agjencia për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara e ka dënuar filmin dhe karikaturat që konsiderohet se e fyejnë Profetin Muhamed, por e kanë dënuar edhe reagimin e dhunshëm ndaj tyre në gjithë botën arabe.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Rupert Colville, u tha gazetarëve në Gjenevë se “si filmi ashtu edhe karikaturat janë provokim keqdashëse dhe të qëllimshme”.

Por, ai ka theksuar se “nuk ka arsyetim të mundshëm për reagimet e dhunshme dhe shkatërruese”, transmeton REL.

Mëtutje, Rupert Colville, që është zëdhënës i Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Navanethem Pillay, theksoi se “sipas pikëpamjes sonë, mënyra më e mirë për tu marrë me këto provokime të qëllimshme dhe të krisura, është që ato të injorohen dhe të privohen nga publiciteti”.

Gjatë 10 ditëve të reagimeve të dhunshme ndaj filmit “Pafajësia e Myslimanëve” dhe karikaturave satirike të revistës franceze “Charlie Hebdo”, janë vrarë më se 30 vetë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.