OKB: Regjimi i Assadit kreu krime lufte

20:24 / 15.08.2012
Hetuesit për të drejtat e njeriut të Organizatws sw Kombeve të Bashkuara (OKB) thanë se forcat e qeverisë siriane dhe milicia e tyre aleate, Shabiha, kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në atë që duket të jetë një politikë e drejtuar nga shteti.

Raporti i publikuar të mërkurën thotë se edhe forcat kryengritëse, të cilat po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, kanë kryer krime, por ato “nuk arrijnë masën dhe shkallën” e atyre të kryera nga forcat e Assadit.

Paneli i emëruar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së i ka fajësuar forcat e sigurisë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në fshatin Houla në muajin maj, pothuajse gjysma e tyre fëmijë, transmeton REL.

Në raport thuhet se paneli ka “bazë të arsyeshme” që të besojë se forcat e sigurisë janë përgjegjëse për “shkeljet tjera të ligjit humanitar ndërkombëtar”, përfshirë vrasjet, torturat, arrestimet arbitrare, vrasjet pa gjyq dhe sulmet pa dallim kundër civilëve. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.