OKB: Siguria në veri, e ndjeshme

16:16 / 20.08.2012
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nesër (të martën) diskuton për zhvillimet në Kosovë, për periudhën tremujore 16 prill - 15 korrik, të këtij viti. Në mbledhje merr pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic. Kurse në raportin e gjerë të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që është publikuar në ueb-faqen në internet të KS të OKB-së, theksohet se gjatë periudhës raportuese përgatitjet dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe procesi i formimit të Qeverisë në Serbi, ka çuar në një zbrazëti të vazhdueshme në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përderisa dallimet në interpretimin e marrëveshjeve të arritura më parë kanë krijuar tensione në rritje në terren.

Ndonëse Qeveria e Serbisë është përmbajtur nga mbajtja e zgjedhjeve të saj lokale në Kosovë, komunat Zveçan dhe Zubin Potok, kanë vazhduar, pavarësisht vërejtjeve formale nga Beogradi, Prishtina dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, me mbajtjen e zgjedhjeve të tyre të palejuara më 6 maj.

Në raport thuhet se veriu i Kosovës tash është e dominuar nga Partia Demokratike e Serbisë dhe Partia Progresive.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet e Kosovës kanë vazhduar me përgatitjet, që ata i kanë përshkruar si “përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë”.

Rrjedhimisht, kjo nënkupton mbylljen e Zyrës Ndërkombëtare Civile, e krijuar për ta mbikëqyrur implementimin e parimeve të Propozimit për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, të cilën autoritetet e Kosovës e kanë mbështetur.

Ato, po ashtu, kanë vazhduar me përgatitjet për miratimin e pakos së reformave juridike, që duket se nuk e prekin nivelin e mbrojtjes institucionale për komunitetet në Kosovë, me përjashtim të heqjes së propozimit të një neni në Kushtetutë, që u referohet refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Këto reforma, pritet ta heqin autoritetin ekzekutiv të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Më 2 korrik, Grupi Ndërkombëtar Drejtues, i përbërë nga 25 vende që e kanë njohur Kosovën, kanë konkluduar se mandati i Zyrës Ndërkombëtare Civile do të përfundojë më vonë në vitin 2012, shkruan në raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që do të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në raport vlerësohet se situata e sigurisë në Veri te Kosovës mbetet e ndjeshme. Tensionet shpërthyen kur KFOR-i ishte përpjekur ta largojë bllokadën e rrugës në komunën e Zveçanit.

Protestuesit lokalë dhunshëm u konfrontuan me KFOR-in, i cili u përgjigj me forcë. Rrjedhimisht, dy ushtarë të KFOR-it dhe pesë serbë të Kosovës morën plagë nga të shtënat.

Më 4 korrik, vazhdon raporti, Komiteti i Krizës i strukturës komunale në Mitrovicën Veriore, i sponsorizuar nga Beogradi, protestoi kundër aksionit të KFOR-it dhe shpalli se anëtarët e EULEX-it nuk do të lejohen të lëvizin lirisht nëpër Mitrovicën Veriore.

Gjatë javëve në vazhdim, tensionet në mënyrë graduale u zvogëluan dhe EULEX-i ishte në gjendje ta rimarrë qasjen në këtë hapësirë dhe t’i kryejë aktivitetet e veta normale.

Në kapitullin Observimet, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, pos tjerash, shkruan se me kënaqësi i shikon rezultatet konkrete që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit deri tash. Megjithatë, “jam i shqetësuar me vështirësitë, në të cilat ka hasur implementimi i disa prej tyre”, thekson Ban Ki-moon.

Rrjedhimisht, ai i fton palët të demonstrojnë qëndrim konstruktiv në kapërcimin e problemeve të këtilla dhe u bën thirrje ndërmjetësuesve që t’i kushtojnë kujdes më të madh dhe burime detajizimit të çështjeve të implementimit.

Ban Ki-moon, në fund të raportit të tij të gjatë, i falënderon partnerët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, KFOR-in, NATO-n, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe agjencitë e OKB-së, për mbështetjen e tyre dhe për bashkëpunimin me misionin e OKB-s në Kosovë, UNMIK, thuhet në raportin të cilin e transmeton Express. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.