Oketa: Me “imunitetin” po bëhet lojë politike
Kodi Zgjedhor nuk garanton të drejtën e votëska deklaruar drejtuesi i partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa, gjatë prezantimit të degës së partisë në Korçë. Duke u ndalur te çështja e imunitetit për zyrtarët e lartë, Oketa tha se edhe kjo është një lojë politike.“Kodi elektoral aktual nuk garanton atë që quhet barazi e votës që është një detyrim Kushtetues. E deformon votën pasi nuk mundëson numërimin e gjithë qytetarëve shqiptarë ashtu siç duhet. Ndërsa, sa i takon qëndrimit të Frymës së Re Demokratike sigurisht ne së pari do të dëshironim që kodi të korrektohej, jo për të favorizuar njërën apo tjetrën forcë, pasi kodi aktual nuk duket se favorizon asnjërën nga forcat politike, por, sëpari për të garantuar atë ç’ka është një detyrim Kushtetues, barazia e votës”.
“Diskutimet për kufizimin e imunitetit të deputetëve, janë diskutime që zgjasin vite e vite. Personalisht gjykoj se edhe kjo lëvizje është një lojë politike, pasi për shumë arsye, qoftë edhe nga ana proceduriale ka shumë pak kohë në dispozicion, që brenda këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë kjo nismë të miratohet. Nuk jam njohur me detaje me propozimin në fjalë, por personalisht mendoj se është një lojë politike”, ka thënë i Oketa. /Telegrafi/