Oketa: PD dhe PS bënë një lojë të pamoralshme

11:51 / 7.08.2012
Një lojë të pamoralshme mes dy partive të mëdha PD e PS e ka quajtur deputeti Gazmend Oketa, nismëtar i Frymës së Re Demokratike, seancën e djeshme parlamentare për kufizimin e imunitetit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, dy forcat e mëdha vetëm pak kohë më parë arritën të gjenin konsensus për një reformë shumë të rëndësishme si është ajo zgjedhore, ndërkohë që dje dëshmuan një tjetër lojë të pamoralshme.

Në një deklaratë për mediat, në reagim të zhvillimeve të ditës së djeshme, Oketa vlerësoi se nisma për një referendum popullor për kufizimin e imunitetit është një gjë shumë pozitive, por sipas tij, kjo është veç një tallje e Berishës.

“Është mirë të bëhen dy referendume, dhe ai për imunitetet, dhe ai për plehrat”, tha ai, duke shtuar se FRD është në favor të kufizimit të imunitetit. /Bw/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.