Operacioni “Kufiri” prangos gjashtë persona

18:28 / 3.04.2013

Një operacioni i koduar “Kufiri” i ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka vënë në pranga gjashtë persona nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale, krim i organizuar, kontrabandim të armëve dhe mallrave.

Arrestimi ka ndodhur sot. Hetuesit policorë pas një pune operativo-hetimore të planifikuar mirë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, më konkretisht në tri lokacione të ndryshme në qytetin e Podujevës. Sipas një komunikate të lëshuar nga policia, gjatë këtij operacioni është bërë arrestimi i gjashtë personave të dyshuar të cilët kanë kryer veprimtari kriminale, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme. Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: S. M. (1960), I. M. (1983), N. M. (1988), F. K. (1970), L. K. (1973) si dhe V. K. (1992), të gjithë shtetas kosovarë.

Gjatë këtij operacioni policor hetuesit gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale. “Janë konfiskuar 793 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 3 karikatorë të zbrazët, 60 pako duhan tabako, 12 telefona celularë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.