Opozita nuk do të jetë pjesë e ekipit të unitetit për dialog

8:59 / 3.07.2012
Partitë politike të opozitës ia kanë bërë të qartë Qeverisë së Kosovës se nuk do të jenë pjesë e ndonjë grupi të unitetit, të ngjashëm me atë të bisedimeve në Vjenë të vitit 2007, për vazhdimin e dialogut teknik me Beogradin, në të cilin mund të përfshihet edhe çështja e veriut.

Përfaqësuesit e LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së kanë thënë se kontributin e tyre do ta japin vetëm në Kuvendin e Kosovës, shkruan “Epoka e Re”.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të angazhohet në trupa apo mekanizma të llojit të ekipeve në dialog me Beogradin, në të cilin mund të përfshihet edhe çështja e veriut.

Beqiri ka mohuar se LDK-ja ka pasur ofertë nga qeveria që të jetë pjesë e dialogut.

Fuqishëm pjesëmarrjen në këtë dialog nëpërmjet ndonjë ekipi të unitetit e ka kundërshtuar edhe Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka thënë se kjo qeveri, duke qenë e korruptuar dhe e shantazhuar, është e detyruar të futet në dialog politik për veriun.

Ai ka thënë se tendenca për të krijuar një ekip negociator të ngjashëm me grupin e unitetit të vitit 2007 është vetëm një tendencë e qeverisë për ta shpërndarë përgjegjësinë.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se ky subjekt politik nuk do t’i bashkohet Qeverisë së Kosovës në asnjë dialog në të cilin mund të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, konkretisht çështja e veriut.

Por, Isufi ka thënë se AAK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë vetëm kur janë në pyetje bashkëpunimet rajonale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Në foto: Ismet Beqiri
Në foto: Ismet Beqiri
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.