Opozita shqiptare e përçarë

10:11 / 28.09.2012
Partitë politike shqiptare të opozitës në Maqedoni janë të përçara skajshmërisht duke mos arritur pajtime rreth një koalicionimi të përbashkët.

Në prag të vendimeve për zgjedhje të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale të 2013, partitë e opozitës shqiptare pritet të garojnë të ndara në këto zgjedhje.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, tashmë i është dhënë fund edhe idesë dhe projektit të bllokut të tretë politik shqiptar që do të përbëhej prej RDK -DR - BDSH. Këto tri parti nuk bënë asnjë përpjekje për të nënshkruar koalicionimin, që ishte paralajmëruar për t`u zyrtarizuar gjatë këtij muaji. "Nuk do të ketë një gjë të tillë dhe se secila parti do të shoh interesat dhe relevancën e saj se si do të veprojë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka pasur mospajtime, por partitë veç e veç kanë vlerësuar pozicionimet e tyre, para se të nisin seriozisht implementimin e këtij projekti", theksoi për INA, një përfaqësues i lartë i njërës nga këto tre subjekte politike.

Në PDSH si partia më e madhe opozitare theksojnë se po vazhdojnë strukturime dhe prurje të reja brenda kësaj partie, për t`u mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme. Nga PDSH theksojnë se janë të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit të tyre me personalitete publike, organizata civile dhe me subjekte tjera politike shqiptare, por duke u bazuar në platformën politike të PDSH-së.

Ndarja e opozitës shqiptare në Maqedoni rrezikon përsëritjen e skenarit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, kur u shpërndanë votat dhe u sigurua një fitore bindëse e BDI-së. Kjo parti ka theksuar se sërish do të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale, duke vlerësuar se gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar në Maqedoni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.