Opozita skeptike për IBM-në

20:27 / 5.12.2012
Zbatimi në praktikë i marrëveshjes për Menaxhimin ë Integruar të Kufijve (IBM) dëmton sovranitetin territorial të Kosovës, vlerësojnë partitë opozitarë në Kosovës. Kurse njohësit politikë thonë së IBM-i do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Gjatë bisedimeve të përtërirë mes Beogradit e Prishtinës javën e kaluar u arrit një marrëveshja mbi Administrimin e Integruar të Kufijve (IBM) që ka të bëjë më kalimet mes Serbisë e Kosovës. Por, kjo marrëveshje interpretohet ndryshe nga partitë opozitarë dhe njohësit politikë në Kosovë.

Glauk Konjufca, deputet i Vetëvendosjes thotë së marrëveshja e IBM-it po ndodhë në kohën kur Kosova, ende nuk ka marrëveshje për demarkacion më Serbinë.

Sipas Konjufcës, Bashkimi Evropian mbanë pozicion neutral drejt IBM-it dhe kjo nuk shkon në favor të Kosovës.

“Çështja është a do të kemi kufij shtetëror apo jo. Dhe, më duket se për kufirin me Serbinë nuk po vlejnë të njëtat kriteret si po vlejnë me kufirin me Maqedoninë. Ekziston diçka që po kualifikohet me Serbinë që nuk është i njëjtë me shtetet tjera”, tha Konjufca.

Ismet Beqiri, nga LDK- ja, shprehet më i rezervuar rreth komentimit të kësaj marrëveshje. Ai thotë së duhet parë zbatimi në praktikë i marrëveshjes së IBM-it.

“Çështje është se IBM është pjesë e takimeve të mëhershme të atyre teknike. Nuk është ndonjë lajm përveç asaj se qenkan marrë vesh për zbatimin në praktikë të kësaj marrëveshje. Mbetet të shihet kjo edhe zbatimi i kësaj marrëveshje”, thotë Beqiri.

Ndërsa, njohësi politik Driton Lajçi thotë së përmes IBM-it koncepti i kufirit është i parëndësishëm dhe përmes kësaj do të lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave.

“Unë mendoj se nuk është shumë me rëndësi se si do të trajtohet. Por, është me rëndësi që të ecet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Edhe pse kjo nuk është e kënaqshme për Kosovën, sepse bëhet fjalë për kompromis, por në kuadër të kompromisit bëhet fjalë në maksimum”, theksoi Lajçi.

Në nëntor në viti të kaluar, në kuadër të bisedimeve teknike midis Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ishte arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.