Opozita: Takimi në Bruksel, takim kurtuazie

17:52 / 7.02.2013
Derisa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takimin e parë me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, e ka quajtur takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, përfaqësuesit e partive politike opozitare këtë e kanë parë si takim kurtuazie.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se kompetencat e secilit institucion janë të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe secili institucion i ka të përshkruara qartë kompetencat e veta dhe në bazë të tyre duhet të zhvillohen edhe takimet e tilla.

“Ka qenë më shumë një takim kurtuazie se sa ndonjë takim që sjell ndonjë fryt. Sido që të jetë, nuk jemi kundër që të ketë takime të tilla, por gjithmonë duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin dhe duke u respektuar edhe Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Beqiri për Radio Evropa e Lirë.

Kurse, Glauk Konjufca, nga subjekti politik Vetëvendosje, ka thënë se takimet e kryeministrit Thaçi dhe takimet e presidentes Jahjaga, janë në funksion të një krijimi të një imazhi relaksues ndërmjet marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo çka unë e shoh si tepër hipokrizi në këtë mes është se përderisa raportet mes liderëve tanë personalisht po rregullohen, këtë nuk po e përjetojnë popujt. E kam fjalën për raportet që në veri të Kosovës dhe në Luginë të Preshevës po përkeqësohen edhe më tutje. Dhe, përderisa Serbia po thotë dhe po luan një imazh të një vendi shumë miqësor në nivelin e takimeve në Bruksel, në të njëjtën kohë ajo po i urdhëron strukturat e veta kriminale në veri që ta mbajnë Kosovës të ndarë”, është shprehur Konjufca.

Këtë takim Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e sheh si një takim simbolik, që mund të reflektojë në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Ne mendojmë që është një takim për një fotografi, që nuk ka pasur ndonjë përmbajtje sa u takon deklaratave të përfaqësuesve, të cilët janë takuar. Dhe, mendojmë që kjo është një iniciativë e Bashkimit Evropian për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Për dallim prej takimeve të tjera që kanë qenë mes kryeministrash, ky takim më shumë ka qenë kurtuazi”, ka theksuar Isufi për REL.

Pas takimit me dy presidentët e të dy shteteve, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që ka ndërmjetësuar takimin, tha se aty është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

Lidhur me këtë çështje, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë thënë se institucionet dhe negociatorët në bisedime, nuk mund ta kalojnë Kushtetutën e vendit dhe Dokumentin e Ahtisaarit, për të marrë vendime të tjera jashtë këtyre dokumenteve.

Në anën tjetër, analistët politikë kanë vlerësuar se takimi ishte më tepër i karakterit simbolik dhe se, sipas tyre, nuk ka sjellë ndonjë risi në kuadër të dialogut tashmë të filluar që po zhvillojnë krerët e qeverive të dyja shteteve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.