OSBE dënon incidentin me të shtëna në veri

17:55 / 7.09.2012
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar sulmin e mëngjesit të së premtes ndaj automjeteve të EULEX-it dhe policisë së Kosovës në fshatin Varagë e Poshtme në pjesën veriore.

Pak pas orës 9:00, një grup personash të maskuar ka hapur zjarr në një automjet të policisë dhe në një automjet të EULEX-it, duke plagosur një polic dhe dëmtuar të dy automjetet.

“Fuqimisht e dënoj sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, tha Almhofer. “Kryesit e këtij akti kanë vënë qëllimisht jetërat e njerëzve në rrezik. Ndihem i lehtësuar që nuk ka pasur të vrarë, ndërsa policit të plagosur i dëshiroj shërim të shpejtë”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit për siguri publike. Misioni ofron trajnime të avancuara për policinë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e strategjive për siguri publike dhe të policisë në komunitet. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Werner Almhofer
Werner Almhofer
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.