OSBE dhe “Gazetarët pa Kufij” dënojnë sulmin ndaj Matoshit

17:37 / 12.07.2012
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizata “Gazetarët pa Kufij” të enjten dënuan ashpër sulmin ndaj gazetarit Halil Matoshi nga tre persona të paidentifikuar në Prishtinë.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Dunja Mijatovic tha se dhuna kundër gazetarëve është sulm kundër lirisë së shprehjes dhe shoqërisë në përgjithësi dhe unë i dënoj me forcë akte të tilla.

Organizata Gazetarët pa Kufi shprehu gjithashtu tronditjen për dhunën e skajshme të sulmit, me anë të një deklarate. “Vënia në shënjestër e një anëtari të tillë me peshë në median kombëtare, i njohur për kritikat ndaj qeverisë, dërgon një mesazh shumë shqetësues për gjithë gazetarët e Kosovës, i frikëson dhe mund t’i detyrojë të ushtrojnë autocensurë”, thuhet në deklaratë, raporton VOA.

Gazetarët pa Kufi i bën thirrje autoriteteve që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të vendosur personat përgjegjës para drejtësisë. Organizata shton se nuk duhet përjashtuar mundësia që ky sulm të ketë qenë i lidhur me punën e gazetarit Matoshi. “Do të ishte e paimagjinueshme që një vend që do të futet në Bashkimin Evropian të lejonte pandëshkueshmërinë”.

Publicisti Matoshi u sulmua para dy ditësh ndërsa kthehej nga një aktivitet kulturor në qarkun e Dardanisë. Dy nga sulmuesit e goditën atë me grushta dhe shkelma, nëdrsa i treti u përpoq disa herë ta godiste me thikë. Ai arriti t’i shmangte goditjet me thikë derisa autorët e sulmit u larguan kur panë se po vinin kalimtarë. Ai njihet për artikujt e tij hulumtues dhe kritikat kundër politikanëve dhe zyrtarëve publikë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Halil Matoshi
Halil Matoshi
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.