OSBE, zi e terr për Policinë

8:29 / 25.08.2012
Dy të rrahur e shumë materiale propaganduese që u konfiskuan ditën e Vidovdanit, u bënë shkas që zyrtarët e OSBE-së në një raport të tyre të thonë zi e terr për Policinë e Kosovës. Në raport nuk përmendet dhuna e ushtruar ndaj 28 policëve të Kosovës. Bajram Rexhepi nuk i bën përshtypje ky raport. Ai lavdëron punën e policisë dhe thotë se vitin e ardhshëm do të lejojë vetëm klerikët dhe organizatat fetare, askush tjetër.

Trupmëdhenj, të fortë e arrogantë. Vetëm shikimi i tyre të fut frikën në palcë, e lëre më të biesh në duart e tyre.

Pa futur këtu edhe “dajakun” që kanë shkrepur, pak a shumë ky është përshkrimi që një raport i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ua bën pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU.

Më pak se dy orë e gjysmë angazhim i tyre në Gazimestan, me rastin e festës së Vidovdanit, u ka mjaftuar dy vëzhguesve të kësaj organizate të nxjerrin këtë konstatim për forcat më elite të sigurisë në vend.

Në shtatë faqe material, Hjortur Sverrisson, U.D i drejtorit të Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve në OSBE, ia përshkruan në detaje hjekat e dy pjesëmarrësve të nacionalitetit serb në këtë ceremoni, kreut të policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, të cilit atë ditë i ishin plagosur afër 30 policë.

OSBE shprehet e shqetësuar me aksionin, siç e quan, të tepruar, të njësisë speciale të policisë së Kosovës (ROSU), në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti.

“Përdorimi i tepruar i forcës në rrahjen e pjesëmarrësve të dëshmuara nga OSBE dhe konfiskimi i gjësendeve si rroba dhe flamuj ka mundur të përbëjë keqtrajtim dhe shkelje të drejtës së të shprehurit, të drejtës së grupimit dhe asaj fetare”, thuhet në raport, të cilin e transmeton Express.

Krejt kjo thuhet se është e bazuar vetëm në atë çfarë kanë parë monitoruesit e OSBE-së me sytë e tyre gjatë festës së Vidovdanit. /Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:00 / 25.05.2013
George Michael, Foto: Getty Images

George Michael u hodh qëllimisht nga automjeti?

Fakte të shumta dhe deklaratë të dëshmitarëve pohojnë se George Michael me qëllim është hedhur nga automjeti në lëvi...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.