Osmani: Asanaj s’donte të takohej me Pacollin

11:39 / 18.09.2012
Deputeti dhe ish-anëtari i Bordit të AKP-së, Naser Osmani, thekson se i ndjeri, Dino Asanaj, nuk ishte i interesuar asnjëherë të bisedonte me Pacollin për rastin e “Grandit”. Ai mohon akuzat për kërkim të mitos dhe pranon se bisedat me Pacollin i ka bërë sipas mandatit që kishte për të gjetur një zgjidhje për “Grandin”.

Osmani tregon se me Pacollin është takuar disa herë dhe për këtë ka qenë i informuar edhe ish-kreu i ndjerë i Bordit të AKP-së,Dino Asanaj.

“Unë nuk kam zyrë në AKP, nuk zyrë as në Parlament, ndërsa si kryetar i grupit punues edhe si nënkryetar i AKP-së unë kam takuar njerëz në vende të tjera. Aty ku është krijuar mundësia për t’u taku, mirëpo gjithmonë takimet e mia kanë qenë vetëm në mandatin që kam pasur. Prej skadimit të mandatit tim unë nuk e kam takuar asnjë njeri”, tha Osmani për “Kosova Sot”.

Ndërsa, i pyetur se çfarë di për implikimin e zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraqisë, biznesmenit Gazmend Abrashi dhe deputetit Ukë Rugova, Osmani thotë se nuk di gjë, duke hedhur poshtë sipas tij “spekulimet” për kërkim mitoje në rastin e ‘Grandit’.

“Jam i befasuar nga këto shkrime, pse emri im përmendet në këtë kontekst. Ajo çka mua më çudit është përmendja e emrit tim në këtë kombinim. Kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri gjatë gjithë karrierës sime. Zhurma nuk më tremb e as që më shqetëson, në këtë histori unë e di që nuk është një gabim i medies, por janë njerëz apo grupe të caktuara, të cilëve u pëlqen të mjegullojnë të vërtetën”, tha Osmani.

Ai thotë se, sipas të gjitha gjasave, shkas është bërë koha kur do të zgjedhën anëtarët e rinj të Bordit të AKP-së dhe konsideron se mund të pengohet të rizgjidhet në bord.

Osmani ka thënë se ka biseduar me të ndjerin, Asanaj, lidhur me “Grandin”. “E vërteta është që këtë e kemi biseduar shumë herë, jo vetëm në mbledhje, që ka qenë rend i ditës si pikë e veçantë. Asanaj ka qenë shumë i shqetësuar, sepse nuk ka besuar asnjëherë në një qëndrueshmëri të një marrëveshje të re ndërmjet tre aksionarëve: Berisha, Pacolli dhe Ejupi. Kjo është arsyeja që Asanaj asnjëherë nuk e ka pranuar në bisedë Pacollin”, theksoi Osmani.

Ai ka treguar se ka insistuar që zgjedhja të bëhet në mënyrë praktike dhe ka angazhuar dy herë konsulentë ndërkombëtarë.

“Ne nuk kemi guxuar të ngutemi, për arsye se çështja ka mundur të na dërgojë deri në arbitrazh, në Gjykatën Ndërkombëtare. Dhe, kjo do të ishte një zvarritje e një procedure të zgjatur dhe “Grandi” do të mbetej ashtu siç është edhe sot”, tha Osmani.

Ish-anëtari i Bordit të AKP-së ka qenë i fundit i cili ka biseduar me Dino Asanajn, para se ky i fundit të gjendet i therur me thikë. Osmani ka thënë se nuk ka biseduar atë ditë për “Grandin”. “

Çdo ditë kam pirë kafe me Asanajn dhe nuk ka qenë atë ditë temë diskutimi ‘Grandi’”, ka thënë Osmani.

Ai thekson se asnjëherë Asanaj nuk ka pasur vullnet të bisedojë me Pacollin. “Mirëpo, gjithmonë ka qenë i informuar për të gjitha bisedat e mia, të cilat i kam bërë me Pacollin dhe Berishën lidhur me ‘Grandin’”, u shpreh Osmani.

Ai, po ashtu ka thënë se nuk ka ide për arsyet e vetëvrasjes së kryetarit të bordit. I pyetur se a është marrë në pyetje nga Prokuroria, Osmani ka thënë se nuk është marrë në pyetje. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dino Asanaj dhe Naser Osmani
Dino Asanaj dhe Naser Osmani
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.