OVL e UÇK: Të vendoset rendi dhe ligji në veri

14:36 / 12.06.2012
Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 13 vjetorin e hyrjes së KFOR-it në Kosovë, kanë bllokuar sot për gjysmë ore magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovës, në shenjë revolte për gjendjen aktuale në veri dhe mos efikasitetin e KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës për të kthyer kontrollin në atë pjesë të vendit.

Me gjithë kolonat e gjata, që u krijuan nga kjo bllokadë dhe kërkesat e policisë së Kosovës për ta liruar rrugën, protesta vazhdoi. Veteranët e UÇK-së qëndruan në mes të rrugës, për gjysmë ore, aq sa ishte paraparë mbajtja e protestës.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka thënë se veteranët e UÇK-së kanë vendosur, që në vend të festës së 13 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, të protestojnë si reagim ndaj mos efikasitetit të kësaj force dhe institucioneve vendore në veri.

Ai ka thënë se edhe 13 vjet pas hyrjes së KFOR-it dhe katër vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka një situatë okupimi në veri të vendit dhe se strukturat e Serbisë në atë pjesë, asnjëherë nuk kanë pushuar së vepruari.
Veteranët e UÇK-së kanë kërkuar nga KFOR-i që të krijojë siguri për të gjithë, në bazë të mandatit që e ka, të sigurojë kufijtë e vendit, e të mos lejojë hyrjen e bandave serbe, e as të mos lejojë hyrjen e politikanëve serb pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Veteranët, gjithashtu, kanë kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë dhe rendit që të shuajnë strukturat paralele të Serbisë, që veprojnë brenda vendit dhe të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, ata që për 13 vite e terrorizuan këtë popullatë dhe dëmtuan ekonominë e vendit me kontrabandë e kriminalitet. Ata kërkuan edhe nga Qeveria e Kosovës, të shtrijë autoritetin në tërë territorin e vendit. OVL e UÇK-së po ashtu kërkoi nga të gjitha subjektet politike që të jenë të bashkuara, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm shtetëror e kombëtar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.