Përleshje në Kaliforni

10:22 / 26.07.2012
Vrasja e dy personave nga Policia në Kaliforni, fundjavën e shkuar ka ngritur në protestë me qindra banorë të këtij shteti.

Përleshjet me policinë zgjatën rreth 7 orë, ndërsa 24 protestues u arrestuan. Situata u përshkallëzua kur para ndërtesës së bashkisë anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht për hetimin e incidenteve.

Raportohet se 500 protestues hodhën gurë, thyen dritare e vitrina dhe dogjën një makinë policie, ndërsa 250 efektivë qëlluan me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës.

“Departamenti i Policisë së Los Angelosit është totalisht jashtë kontrollit. Policët duhet të na mbrojnë, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të vrasin”, tha për Los Angelos Times një protestues.

Viktima e parë, Manuel Diaz u qëllua për vdekje të shtunën pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, e hodhi diçka mbi çatinë e një ndërtese që mund të ketë qenë një pako me heroinë, por policët menduan që ishte armë. Diaz u qëllua në këmbë dhe në kokë. Familja e tij ka ngritur padi ndaj policisë dhe kërkon një dëmshpërblim.

Vrasja e dytë ndodhi të dielën forcat e rendit iu vunë pas një të dyshuari për anëtar bandash kriminale me një makinë të vjedhur, i cili hapi zjarr ndaj një efektivi që u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë duke e lënë të vdekur në vend. /Tch/Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.