Pack: Hiqni imunitetin e gjyqtarëve, jo deputetëve

9:36 / 23.07.2012
Doris Pack, një nga deputetet e njohura të Parlamentit Evropian, u sugjeron politikanëve shqiptarë që tu heqin imunitetin gjyqtarëve dhe jo deputetëve.

Eurodeputetja e grupit të Partive Popullore Evropiane, në një intervistë për “Albanian Screen”, - shprehet për procedura lehtësuese për heqjen e imunitetit të politikanëve me kërkesë të prokurorisë, por jo lënie e tyre pa këtë mburojë.

“Tek ne vetëm parlamentarët kanë imunitet. Por ky mund të hiqet nga parlamenti kombëtar, ose nga Parlamenti Evropian. Këtë unë e quaj një veprim normal sepse të gjithë parlamentarët janë të barabartë me qytetarët e tjerë. Por, në ndryshim nga këta, deputetët kanë njëfarë garancie, meqë herë pas here ata flasin në emër të popullit”, sqaron Pack.

Kurse gjykatësit, sipas saj, nuk kanë imunitet, sepse ata nuk janë të zgjedhur nga populli. Ata janë funksionarë të emëruar dhe këta nuk kanë imunitet.

“Edhe këtu në Parlamentin Evropian funksionarët nuk kanë imunitet”, tha Doris Pack.

Sipas Pack, nuk janë të rralla rastet kur prokuroritë e vendeve anëtare kërkojnë hetimin e eurodeputetëve, madje kjo është bërë një praktikë e përmuajshme sipas saj, transmeton BalkanWeb.

“Nëse shikoni procedurën e Parlamentit Evropian, do të shihni se pothuajse çdo muaj ne votojmë për heqjen e imunitetit të njërit apo tjetrit deputet, me kërkesën e gjykatave të vendeve të tyre. Kështu veprohet këtu, kështu duhet të veprohet edhe tek ju”, nënvizoi Pack, duke komentuar debatin më të fundit në politikën shqiptare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.