Pack: Lëreni Jahjagën rehat!

16:31 / 3.10.2012
Partitë opozitare dhe qeveria kanë punë më të rëndësishme se sa të humbin kohë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Jahjaga, ka thënë eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Sipas saj, kushtet për Serbinë sa i përket Kosovës nuk kanë ndryshuar dhe ajo duhet ti plotësojë ato nëse dëshiron të anëtarësohet në BE.

Eurodeputetja Doris Pack është e mendimit se Kosova tani ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur se sa të merret me presidenten Jahjaga.

“Presidentja Atifeta Jahjaga është duke bërë shumë mirë punën e saj dhe po përfaqëson për mrekulli vendin jashtë. Mendoj se opozita së bashku me qeverinë duhet të merren me zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen përditë qytetarët e Kosovës dhe jo të harxhojnë kohë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes”, tha Pack në një intervistë për Radio Kosovën

Ajo ka thënë se pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavareësisë tash Kosova është plotësisht e pavarur.

“Bazë për pavarësinë e Kosovës ka qenë plani i Marti Ahtisaarit dhe kjo pavarësi është arritur pikërisht sipas atij plani. Mua më mbetet vetëm të uroj dhe dëshiroj që edhe çështja e veriut të Kosovës të marrë zgjidhje pikërisht ashtu siç është e parashikuar me planin e Ahtisaari”, tha ajo.

Sipas saj, jo vetëm Gjermania, por edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë të interesuar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që më në fund Serbia dhe Kosova të zhvillojnë marrëdhënie normale fqinjësore.

Lidhur më qëndrimin e Gjermanisë që u artikulua nga përfaqësuesi i partisë në pushtet CDU, Andreas Schockenhoff, i cili Qeverisë serbe në Beograd i prezantoi shtatë kushte që duhet plotësuar për të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Pack thotë se kjo nuk është diçka e re.

“Dialogu që është zhvilluar, apo që pritet të vazhdojë mes Serbisë dhe Kosovës ka për qëllim vendosjen marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e dëshirojmë të gjithë, jo vetëm zoti Schockenhoff”.

Pack thotë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket kushteve të vendosur për Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian, “e kushtet janë: të vendosen marrëdhënie fqinjësore të ndërsjella midis Serbisë dhe Kosovës, që të dyja vendet të respektojnë njëra-tjetrën, të shpërbëhen strukturat paralele të Serbisë në veri, që Serbia ta njohë veriun si pjesë integrale të Kosovës dhe që në veri situata të normalizohet plotësisht, ndërsa zgjidhja e vetme dhe më e mirë për këtë është Plani i Ahtisaarit”, tha ajo. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Doris Pack
Doris Pack
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.