Pacolli: Deklarata e Jeremicit sikurse ato të Hitlerit

17:26 / 12.07.2012
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me deklaratën e ish- ministri të Jashtëm serb Vuk Jeremic, i cili ka thënë se Kosova do të hyjë në OKB vetëm mbi trupin e tij të vdekur. Pacolli në një deklaratë për media thotë se ky veprim i Jeremic i ngjanë veprimeve nacionaliste të Adolf Hitlerit.

“Kjo deklaratë është patetike, shoviniste, kërcënuese, dhe i ngjan deklaratave të nacionalizmit hitlerian. Obligimi moral i një Kryetari të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, është që të jetë i paanshëm, të jetë në pajtueshmëri me kartën e Kombeve të Bashkuara, që promovon paqen në botë. Por kjo deklaratë tregon se ai nuk do të veproj ashtu. Qytetarët e e Kosovës më parë, por dhe sot në konsolidimin e shtetësisë së tyre, kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga veprimet dhe presionet e ndryshme që bëhen nga disa njerëz nga Serbia. Është për t’u habitur se si një i ashtuquajtur diplomat, ende dërgon mesazhe që përmbajnë vdekjen, diçka që na kujton të kaluarën e afërt, plagët e së cilës ende nuk janë shëruar”, thuhet në reagimin e Pacollit.

Me tej Pacolli konsideron se kjo deklarata e Jeremicit është për keqardhje. Kjo deklaratë tregon morbozitetin politik të një individi si Jeremiqi që në mendje ka vetëm luftërat, dhunën, shkatërrimin, etj. “Deklarata e Jeremiqit është gjithashtu e patolerueshme. Edhe më të patolerueshme e bën fakti se ky do të udhëheq Asamblenë e Përgjithshme të OKB, forumin që për synim e ka paqen e jo dhunën. Shpresojmë shumë se bashkësia ndërkombëtare, shtetet anëtare të Asamblesë të përgjithshme të OKB dhe sekretari i përgjithshëm do të distancohen nga një deklaratë e tillë, që jepet nga pozicioni i kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe jo nga pozicioni i një politikani lokal nga Beogradi. Kosova dhe Serbia duhet të shërojnë plagët e luftës dhe të krijojnë një ardhmëri paqësore, dhe jo të ndahen në mes nga kufoma metaforike, sikurse ajo e ‘trupit të Jeremiqit’, ka thënë Pacolli, raporton Dukagjini.

“Përkundër rekomandimeve të njerëzve të paqes, të miqve amerikanë, zotëri Jeremic prapë merret me Kosovën nga një pozicion sikur ai që e mban aktualisht në OKB. Sigurisht me këtë gjë, ai tregon se nuk i njeh as kompetencat e veta, dhe as misionin e vet të ri ngase aty, ai nuk ka kurrfarë fuqie për të ndaluar zhvillimet pozitive të shtetësisë së Kosovës dhe afirmimit të saj ndërkombëtar. Nëse ai mendon të armiqësojë shtetet tjera kundër Kosovës, kjo është edhe më e turpshme”, përfundon reagimi i Pacollit. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.