Pacolli i gatshëm për ndarje me Thaçin

19:41 / 18.08.2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se pranon të tërhiqet nga koalicioni aktual, nëse një gjë e tillë kërkohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Nëse kryeministri në të ardhmen dëshiron që të ketë një partner tjetër të koalicionit, ne jemi të përgatitur që t’i marrim plaçkat dhe të shkojmë. Asnjëherë nuk kam qenë kundër që kjo të ndodh. Nëse kjo ndodh kontributin tonë do ta japim nga opozita”, ka deklaruar Pacolli në një intervitë për RTV21.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese që presidenti i vendit të ketë mandat pesë vjeçar, Pacolli këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjes së arritur midis tij, kreut të PDK-së dhe atij të LDK-së. Ai beson që presidentja Jahjaga do të tërhiqet nga ky post.

“Presidentja do ta respektojë marrëveshjen dhe do të tërhiqet”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me dialogun e mundshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Pacolli konsideron se duhet të bisedohet si dy shtete të pavarura, pa e cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Dialogu është normal dhe i përket shoqërisë të civilizuara. Me dhunë nuk arrihet asgjë. Nëse dialogon me dikë, nuk do të thotë që e cenon sovranitetin tënd dhe prek kufijtë e shtetit”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.