Pacolli: Njohja nga Kameruni në proces e sipër

21:09 / 19.11.2011

Në kuadër të turneut lobues në Afrikë, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Yaounde të Kamerunit, kryeministrin e këtij shteti, Philemon Yang, së bashku me dy ministra të kabinetit të tij.

Gjatë këtij takimi, Pacolli edhe njëherë ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, si akt të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, dhe konform opinionit këshillëdhënës dhe shumë të qartë të GJND-së.

Ndërsa ka marrë konfirmimin nga kryeministri Yang, se njohja e Kosovës është në proces e sipër.

Të dielën, zëvendëskryeministri do të udhëtojë për në Sao Tome, ku do të zhvillojë një drekë pune me kryeministrin e këtij shteti, Patrice Trovoada. Sipas agjendës, të hënën me 21 nëntor, Pacolli do të vazhdojë turneun e tij në Guinenë Ekuatoriale, ku do të pritet në një takim nga presidenti i këtij vendi. Ai do ta vazhdojë turneun e tij edhe në shtetet e Azisë Juglindore dhe në SHBA. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.