Pakistan: 11 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një shpërthim
Policia pakistaneze ka bërë të ditur se si pasojë e një shpërthimi në një treg të mbushur me njerëz në Quetta kanë vdekur të paktën 11 persona, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur. Sipas policisë një grup lokal militant ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton Reuters.
Shumica e të vdekurve janë shitës të perimeve dhe të rrobave.
Një oficer i policisë tha se një fëmijë është në mesin e të vdekurve, ndërsa në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë. /Telegrafi/