Pakistan: 7 ushtarë të vrarë
Autoritetet në Pakistan thonë se së paku shtatë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, kur konvoji i tyre është goditur nga një bombë në rrugën përgjatë kufirit me Afganistanin, në rajonin veriperëndimor.Incidenti ka ndodhur mbrëmë në një treg në vendin Bara, ndërsa ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, njoftojnë mediat. /Telegrafi/