Pakistan: Nëntë të vrarë në sulmin vetëvrasës

11:18 / 23.12.2012

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.

Sulmuesi e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare Awami, që është në qeveri në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Në shënjestër qartas ishte ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili ishte plagosur për vdekje gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Zyrtarët kanë thënë se 17 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Një zëdhënës lokal taliban tha se ky grup militant e ka krijuar një ekip special të sulmuesve vetëvrasës me bombë për t’i marrë në shënjestër personalitetet “sekulare dhe anti-islamike”, përfshirë edhe politikanët. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.