Pakistan, përkujtohet Benazir Bhutto

17:20 / 27.12.2012

Turma masive të simpatizantëve të Partisë së Popullit të Pakistanit janë mbledhur për të përkujtuar 5-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministres Benazir Bhutto.

Bhutto vdiq në një sulm me armë zjarri dhe bomba gjatë fushatës së saj zgjedhore në vitin 2007. Qindra mijëra persona kanë ngritur kampe në afërsi të shtëpisë së familjes Bhutto, në provincën Sindh.

Evenimenti shihet si një gjurmë për nisjen e karrierës politike të Bilawal Bhutto Zardari, djali i zonjës Bhutto dhe i presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari.

24-vjeçari është diplomuar në Oksford dhe ka qenë kryetar i PPP-së që prej vrasjes së të ëmës në vitin 2007, por ka mbajtur një profil të ulët. Ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje derisa të mbushë 25 vjeç.

Masat e sigurisë janë të larta teksa aktivistët, që mbajnë në duar portrete të zonjës Bhutto dhe babait të saj, po mblidhen në faltoren e qytetit të Larkanës, transmeton TCH.

Sipas korrespondentit të BBC, ceremonia përkujtimore do të shërbejë edhe për nisjen e karrierës politike të të birit të ish-lideres pakistaneze, i cili do të artikulojë vizionin e tij.

Me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin 2013, PPP është e prirë ta përdorë tubimin e sotëm për të treguar forcën e saj, pavarësisht kritikave që i janë bërë performancës së saj gjatë pesë viteve të fundit.

Babai i Bhutto Zardarit, presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, ka qenë në drejtimin e partisë deri më sot, por tani po përballet me përçarje për shkak të akuzave për korrupsion të bëra ndaj tij. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.