Pakistan, qindra të burgosur pa gjyq

20:33 / 24.01.2013
Pakistani pranoi për herë të parë zyrtarisht se në kundërshtim me konventat dhe ligjet ndërkombëtare mban të burgosur 700 të dyshuar si militantë pa gjyq.

Prokurori i Përgjithshëm i Pakistanit, Irfan Qadir, pranoi se të burgosurit qëndrojnë në izolim në një burg të sigurisë së lartë në zonat fisnore pranë Afganistanit.

Ai shtoi se në zonë ekziston një “gjendje lufte” dhe se të burgosurit do të vazhdojnë të mbahen në qeli pa vendim gjykate, përsa kohë operacionet për normalizimin e gjendjes do të vazhdojnë, transmeton TCH.

Pranimi i Qadir erdhi gjatë një seance dëgjimi përpara Gjykatës së Lartë, pas lirimit të shtatë të dyshuarve nga burgu, që më pas u ri arrestuan nga agjentët e fshehtë.

Pas pothuajse një vit qëndrimi në burg, të dyshuarit u paraqitën në gjendje të dobët shëndetësore në gjykatë një vit më parë, ndërsa katër persona të tjerë, që u ndaluan me ta, ndërruan jetë në aparanecë nga keq ushqyerja.

Për qindra militantët e dyshuar, nuk është e qartë se kur mund të lirohen ndonjëherë, nëse kjo do të ndodhë. Qadir shtoi se do të jenë autoritetet ato që do të vendosin nëse një pjesë e tyre do të përballen me drejtësinë në gjykatë.

”Amnesty International”, në organizatë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në të gjithë botën akuzoi Pakistanin në muajin dhjetor për mbajtjen arbitrare të mijëra të burgosurve dhe përdorimin e gjerë të torturave në qendrat e vuajtjes së dënimit dhe komisiariatet policore.

Pranimi i mbajtjes së të paktën 700 militantë në burg pa gjyq, pritet të ngjallë një valë të re akuzash për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj vendit me 180 milionë banorë, që po përballet me një luftë të brendshme ndaj militantëve, që zotërojnë territore të gjera në zonat rurale pranë kufirit afgan. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.