Pakistanezja refuzon bashkëshortin, dhunohet nga familja

9:22 / 30.09.2012
Një histori dhune, përbuzjesh psikologjike dhe rebelimi është ajo e një vajze pakistaneze, që doli kundër rregullave të familjes së saj.

Vajza 19-vjeçare, emigruar në Itali rreth 1 vit më parë, ka refuzuar të kthehet në vendin e origjinës për të martuar bashkëshortin e ardhshëm, që nuk e dashuronte, por që ishte zgjedhur për të nga prindërit.

Por, ky refuzim ka shkaktuar tërbimin e këtyre të fundit. Babai e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi, e ka ofenduar, e ka rrahur dhe i ka thënë se më 26 shtator do të nisej për në Pakistan dhe se ajo martesë do të bëhej.

Ajo, e dëshpëruar, ia rrëfen ngjarjen një shoqeje, që nga ana e saj lajmëron karabinierët në Salo, në veri të vendit fqinj.

Më pas, mëngjesin e 25 shtatorit, vajza vendos t’i drejtohet vetë policisë dhe u tregon atyre për rrahjen, ofendimet dhe mbi të gjitha dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj nga një kushëri i së njëjtës moshë, transmeton TCH.

Kur prindërit zbulojnë se vajza e tyre u ishte drejtuar karabinierëve reagojnë me një dhunë edhe më të madhe.

Megjithatë, 19-vjeçarja arrin të mos hipë në avionin që do ta kishte kthyer në atdhe për dasmën.

Mbrëmjen e 26 shtatorit, karabinierët hyjnë në shtëpinë e saj dhe e gjejnë vajzën të mbyllur në një dhomë dhe të kërcënuar me një thikë të madhe. Babai dhe kushëriri i saj janë arrestuar, ndërsa vetë vajza është strehuar në një strukturë të provincës. Autoritetet po zhvillojnë hetime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:26 / 18.05.2013
Foto: GSH/Bluetooth

Festa e çmendur e Arjan Çanit (Foto)

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të në një lokal nate në Tiran...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.