Pako evropiane për Kosovën?

15:27 / 22.02.2012
Autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale, Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.

Sipas modelit të fundit të përmendur për këtë çështje, Kosova do të përfaqësohej në forumet dhe nismat rajonale përmes një fusnote e cila do të merrte parasysh rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.

“Kjo do të jetë një ndihmë kruciale edhe brenda vet BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e agjendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh ai pas një takimi që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, njëherazi ministër të administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrovic.

Mirëpo, eksperti për integrime evropiane, Avni Mazreku, e cilësoi si retorikë politike një deklaratë të tillë.

Ai tha se konkludimi i marrëveshjes për stabilizim-asociim dhe i asaj për Anëtarësim në BE kërkojnë ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare të mekanizmit, gjë që në rastin e Kosovës, do të jetë e vështirë për shkak të pesëshes që nuk njeh shtetësinë e saj. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.