Palestina paralajmëron Izraelin

10:18 / 24.01.2013
Palestina ka kërcënuar se do të padisë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse ndërton koloni të tjera në lindje të Jerusalemit.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm palestinez Riad Malki tha se vendimi varet nga qeveria e re izraelite.

Palestinës iu mundësua anëtarësimi në GJND pasi OKB votoi nëntorin e vitit të kaluar për shndërrimin e statusit të saj në shtet vëzhgues.

Nga ana e tij, Izraeli ka njoftuar plane për të ndërtuar 1.500 shtëpi të tjera në lindje të Jerusalemit. Projekti i kontestuar u konsiderua si një përgjigje e Izraelit ndaj vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi i Malikit ditën e mërkurë ishte i pari që një zyrtar palestinez mban në Këshillin e Sigurimit që nga marrja e statusit të vendit vëzhgues joanëtar.

Ministri palestinez foli për planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi në një zonë të njohur si E1, që shtrihet thellë në Bregun Perëndimor, raporton BBC.

“Dërgimi i banorëve izraelitë në këtë zonë do të thotë të kalosh vijën e kuqe dhe të detyrosh palestinezët të ankohen në GJND”, deklaroi kryediplomati palestinez, transmeton TCH.

Edhe më parë autoritetet palestineze kanë konsideruar dërgimin e kontestit me Izraelin në GJND si një mundësi, por kjo duket më tepër si një kërcënim direkt, raporton korrespondenti i BBC. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.