Palestina paralajmëron padi për Izraelin në GJND

11:35 / 24.01.2013
Palestina ka kërcënuar se do të padisë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse ndërton koloni të tjera në lindje të Jeruzalemit. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm palestinez Riad Malki tha se vendimi varet nga qeveria e re izraelite.

Palestinës iu mundësua anëtarësimi në GJND pasi OKB votoi nëntorin e vitit të kaluar për shndërrimin e statusit të saj në shtet vëzhgues.

Nga ana e tij, Izraeli ka njoftuar plane për të ndërtuar 1.500 shtëpi të tjera në lindje të Jeruzalemit. Projekti i kontestuar u konsiderua si një

Fjalimi i zotit Maliki ditën e mërkurë ishte i pari që një zyrtar palestinez mban në Këshillin e Sigurimit që nga marrja e statusit të vendit vëzhgues joanëtar.

Ministri palestinez foli për planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi në një zonë të njohur si E1, që shtrihet thellë në Bregun Perëndimor, raporton BBC. “Dërgimi i banorëve izraelitë në këtë zonë do të thotë të kalosh vijën e kuqe dhe të detyrosh palestinezët të ankohen në GJND”, deklaroi kryediplomati palestinez.

Edhe më parë autoritetet palestineze kanë konsideruar dërgimin e kontestit me Izraelin në GJND si një mundësi, por kjo duket më tepër si një kërcënim direkt, raporton korrespondenti i BBC. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.