Panetta: Sanksionet s’po e bindin Iranin

9:27 / 31.07.2012
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka deklaruar se sanksionet gjithnjë e më të ashpra ndërkombëtare kundër Iranit ende nuk e kanë detyruar që të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore, megjithatë u shpreh se presioni përfundimisht do ta detyrojë Iranin ta “bëjë atë që është e drejtë.”

Ai këto komente i bëri në Tunizi, gjatë turneut të tij pesë-ditor në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Pas takimit me udhëheqësit e rinj islamikë në Tunizi, ai pritet të vizitojë të martën Kajron për bisedime me presidentin e ri islamik të Egjiptit, Mohamed Morsi dhe liderin ushtarak marshall Mohamed Husein Tantavin, njoftojnë mediat.

Të mërkurën, Panetta ka në plan të vizitojë Izraelin, liderët e të cilit vend kanë thënë se po mendojnë për një sulm ushtarak për ta ndaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Washingtoni dëshiron që Izraeli t'iu japë sanksioneve dhe diplomacisë më shumë kohë, edhe pse "të gjitha opsionet" janë në tavolinë. Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Reuters
Foto: Reuters
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.